Tërhiqet Helidon Bushati, Alibeaj do jetë drejtues politik i qarkut të Shkodrës

Tërhiqet Helidon Bushati, Alibeaj do jetë drejtues politik i qarkut të Shkodrës

75
0
Shares

Enkelejd Alibeaj që drejton edhe grupin parlamentar të Bashës në Kuvend do të jetë drejtues politik i qarkut Shkodër, Alibeaj vendoset në krye të qarkut pas tërheqjes së Helidon Bushatit nga kjo detyre.

Deklarata e selisë:

Duke e konsideruar qarkun Shkodër si një nga qarqet më të rëndësishme për Partinë Demokratike, Kryetari i Partisë Demokratike ka vlerësuar se qarku Shkodër ka të domosdoshme drejtimin nga një funksionar i lartë i PD dhe ka zgjedhur si Drejtues Politik të qarkut Shkodër, Nënkryetarin e PD dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar z. Enkelejd Alibeaj.

Duke falenderuar z. Helidon Bushati për rolin dhe përgjegjësinë e marrë në drejtimin e qarkut gjatë betejës elektorale të 25 Prillit dhe fokusimin e tij aktual tek beteja parlamentare kundër regjimit të korruptuar të Edi Ramës, Kryetari i PD shpreh bindjen se me drejtimin e ri politik, Partia Demokratike në Qarkun e Shkodrës do të jetë bastion i fuqishëm i PD dhe në  krye të fitores së PD në gjithë Shqipërinë.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY