Presidenti i vendit Ilir Meta ka kërkuar hetim disiplinor nga KPA për relatoren e çështjes së 30 qershorit.
Sipas presidentit Meta, caktimi i gjyqtares Fjona Papajorgjit si relatore e çështjes së 30 Qershorit është bërë në shkelje të ligjit.
Po ashtu Meta ka pretendime në lidhje me pyetjet që Kushetuesja i ka dërguar komisionit të Venecias, dhe pse në to nuk janë përfshirë çështjet e ngritura nga shoqata e bashkive, që ishte dhe pala ankuese për 30 Qershorin.
Sipas presidentit edhe vetë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, së bashku me trupën gjykuese ka shkelur procedurat ligjore për këtë çështje.
Meta pyet nëse vetë gjyqtarët kanë qenë votues në zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe nëse po, pse nuk kanë bërë kërkesë që të hiqnin dorë nga çështja, sa kohë që kanë qenë në konflikt interesi.
“Një pyetje tjetër shumë e rëndësishme që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duhet ta zbardhë përmes një hetimi disiplinor të thelluar dhe që duhet t’i marrë shpjegimë zonjës Fiona Papajorgji dhe gjithë trupës gjyqësore kushtetuese është:
A ka marrë pjesë dhe a ka votuar zonja Fiona Papajorgji apo ndonjë anëtar tjetër i trupës gjyqësore në procesin e votimeve të 30 qershorit 2019?
Nëse po, gjyqtarët që kanë marrë pjesë dhe kanë votuar në 30 qershor 2019, a kanë qenënë një situatë të papajtueshmërisë së ushtrimit të funksionit që sipas nenit 36 pika 1/b, ç, i detyronte ata që të hiqnin dorë nga shqyrtimi i kësaj çështje?
Nëse një gjyqtar Kushtetues, ka shkuar dhe ka votuar në votimet e 30 qershorit 2019, si mund të ishte ai një gjyqtar objektiv, i paanshëm për të shqyrtuar atikushtetutshmërinë e këtij procesi votimesh?!”, pyet Meta KPA-në . a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/