Gazetari: Ergys Dashi, pjesë e një rrjeti kriminal që investon në ndërtim...

Gazetari: Ergys Dashi, pjesë e një rrjeti kriminal që investon në ndërtim në Tiranë

121
0
Shares

Gazetari Artan Hoxha ka rrëfyer rreth Ergys Dashit, shqiptari që u vra në Ekuador, në “Abc”, Ndërsa bëri të ditur se prej 3 vitesh qëndronte në Ekuador dhe në qytet portin më të madh të vendit, Guayaquil, nga ku niste ngarkesat drejt Europës, kryesisht në Frankfurt.

Gazetari tha se organizata kriminale që i përkiste Dashi është mjaft e njohur pasi ndërton në Tiranë, por ende nuk është goditur nga drejtësia.

“Ergys Dashi është një personazh i njohur i përfshirë në trafikun e narkotikëve. Ishte nga Durrësi, banonte në Tiranë. Prej 3 vitesh qëndronte në Ekuador dhe në qytet portin më të madh të vendit, Guayaquil, niste ngarkesat drejt Europës. Ka përdorur ngarkesa cargo me avion. Një dërgues nga Guayaquil në drejtim të Gjermanisë drejt Frankfurtit. Ngarkesat kanë qenë jo në sasi të mëdha që jemi mësuar me këto me anije, kanë qenë më të vogla por me të shpeshta dhe priteshin në Frankfurt. Ai rezulton që ka qenë aty si përfaqësues i një organizate të madhe të trafikut që e ka qendrën në Tiranë dhe aktivitetin e zhvillon në Gjermani dhe vendet e ulëta. Organizata që dyshohet se ka punuar viktima është shumë e njohur në Tiranë, që ende nuk është goditur nga drejtësia, por për shkak të aktivitetit të madh të saj. Paratë e përfituara përdoren për të investuar në industrinë e ndërtimit,”- tha Hoxha ndër të tjera për abcnews.

Ergys Dashi, u ekzekutua mbrëmjen e 22 janarit në një atentat mafioz në zemër të Guayaquilit të Ekudorit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY