Meta ofron një marrëveshje mazhorancë – opozitë për “Vetting”-un

Meta ofron një marrëveshje mazhorancë – opozitë për “Vetting”-un

42
0
Shares

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka diskutuar në emër të grupit parlamentar të LSI-së, në seancën e sotme të jashtëzakonshme për “Vetting”-un.
Sipas Metës, “Jemi shumë me ligjin për “Vettingu”-n, në raport me reformën dhe në raport me detyrimet ndaj partnerëve ndërkombëtarë.
Koha e deritanishme nuk u shfrytëzua me efektivitet për një konsensus të mundshëm”.
Më tej, aleati i qeverisë ka ofruar një formulë konsensusi mazhorancë – opozitë, për diskutimin dhe miratimin e këtij projektligji.
Duke ripërsëritur nevojën për konsensus sidomos për ligjet e fushës së drejtësisë, Meta propozoi që “T avotojmë në parim ligjin, pastaj të ndalemi e diskutojmë nen për nen edhe amendamentet e opozitës”.
Gjatë fjalës së kreut të Kuvendit Ilir Meta, Edi Rama nuk ndodhej në sallën e seancave plenare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY