ERVIN GOCI/ ‘5 Maji’, sheshi ku qeveria dhe oligarkët bëjnë para mbi...

ERVIN GOCI/ ‘5 Maji’, sheshi ku qeveria dhe oligarkët bëjnë para mbi pronat e qytetarëve të dhunuar. Të gjitha shkeljet dramatike

64
0
Shares

Nga Ervin Goci (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Shiheni me çfare oreksi te zorres se trashe administrohet qyteti :
Quajme nje projekt per interes publik nje projekt ku strehohen banoret ekzistues (te pademtuar nga termeti) ne te njejten toke(me shprese) me tollon kooperative, dhe ne po te njejten toke shiten apartamente me çmime tregu nga lubi ndertimi, nderkohe qe toka eshte e atyre qe shihni televizion (nuk ka rendesi e legalizuar ose jo me letra), dhe pronare faktike te asaj toke behen firmat e ndertimit dhe Bashkia, e cila thote qe do te shese te banoret e Tiranes nje prone, te cilen nuk e ka ndertuar vete, por ia ka dhene oligarkeve qe t’i ndertojne me çmim sa frengu pulen, qe pastaj t’ja shesin nje klientele.

Firmat private fitojne 16 here, marrin toke falas, paguhen nje me nje per ndertimin dhe nuk investojne kokrren e lekut, me çmimin qe e kane marre me tollon, se nuk ka patur asnje konkurs, thjesht eshte ndare mielli i kooperatives, dhe ne fund fitojne dhe toke per te ndertuar kulla, ku me e ulta eshte 14 Kate.

Prit se nuk ka mbaruar, nderkohe te gjithe ata qe kane paguar token per legalizim, Lame thote qe do ju kthejme leket, pra nje kosto shtese dhe nje dem ekonomik banoreve, sepse ajo prone qe eshte paguar njehere ne 2011-ten sot ka shume me teper vlere, dhe ate vlere ia perlan vrima e zeze e mafias se ndertimit, por eshte dhe dem ekonomik per shtetin sepse parate qe ka depozituar dikur, i nxjerr serish nga arka per shkak te vendimarrjes bastarde.

Nga pronar me shtepi dhe toke qe mund ta negocionte i lire me çmim tregu, konvertohet ne kooperative metrash/katrore. Nuk dua te flas per margjinalizimin, shkeljen e te drejtave, zvarritjen e pasojat sociale sepse eshte nje luks i paimagjinueshem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY