Erion Veliaj konfirmon fazën ku ndodhet projekti i kullave te selia e...

Erion Veliaj konfirmon fazën ku ndodhet projekti i kullave te selia e PD

71
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj konfirmoi sonte projektin e kullave te selia e PD dule saktësuar se është në fazë interesi, gjatë një interviste në “Real Story” në “News 24”.

Pyetje: Nëse gjejnë marrëveshje

Veliaj: Teorikisht në çdo vend ndërtimi që nuk është monument kulturore, duhet dakordësia. Ligji thotë edhe kur është ndërtesë pa leje, jo më kur është me leje. Pronari i PD gjen një dakordësi sa metra katror merr ai ent privat apo publik.

Pyetje: Mund të ndërtohen ato tre kullat nëse bien dakord dhe PD të marrë 3 kate?

Veliaj: Nëse dikush bën lapsuse frojdiane dhe i referohet si “shtëpia e lirisë” dhe në kokë ka projektin “kullat e lirisë” kjo nuk është pyetje për mua. Ëndrrat e një partie apo të pronarëve nuk menaxhohen nga bashkia e Tiranës. Urbanisti është i verbër nuk sheh parti. Thotë gjeni dakordësinë pastaj ta shqyrtojmë, në këtë fazë po e arkivojmë si shprehje interesi.

Pyetje: Ka shprehje interesi?

Veliaj: Ka qenë viti im i dytë në bashki, viti 2016. Jam njohur në 2016, vjen urbanistika thotë këta janë familjarët duan këtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY