Erion Veliaj i sulet Armando Dukës: Ku i çove 2 milionë dollarë

Erion Veliaj i sulet Armando Dukës: Ku i çove 2 milionë dollarë

82
0
Shares

Kreu i FSHF Armando Duka është nën shënjestrën e qeverisë për tu zbuar nga kreu i futbollit shqiptar.

Sonte e kishte rradhën e sulmit Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili duke u përfshirë në sulm e zbit atë duke i dhënë një të deejtë të pamerituar Armando Dukës.

Ai e akuzoi Dukën për shpërdorimin e afro 2 milionë dollarëve që mori FSHF nga FIFA për të përballuar situatën e covid, gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në News 24.

Pyteje: Armand Duka ka vëlla Agron Dukën që është në radhët e opozitës dhe secili ka pasur karrierën e tij, dikush mund të thotë se ky është një sulm politik dhe del ideja, edhe këtë doni ta merrni?

Veliaj: Kësaj i përgjigjem siç iu përgjigja asaj të Astirit, ato tre vjet që humbëm duke djegur goma do të na rikthejë njeri. Sapo iu referove që sapo ka 20 vjet.  Të ketë djegur rininë e çunave që janë rritur me këtë dhe kanë parë që ka shitur ndeshje, ke ekipe që janë skualifikuar nga UEFA, që ke parë në TV se si lihen gola.

Pyetje: Ne kthehemi si në vitin 2007 kur shikojmë qeverinë përballë Federatës po shikojmë të njëjtën sjellje, a ka një mënyrë tjetër si zgjidhet kjo?

Veliaj:  Po ka një mënyrë tjetër; Më trego paratë. Duhet transparencë, ke marrë para për të bërë fushat, ku janë fushat, ku janë pagat e luftës, pse nuk i morën shoqatat e Tiranës? More 2 mln dollarë, ku shkuan? Zhduken paratë dhe dikush duhet të përgjigjet. Kur shikon që në 20 vjet të kanë ikur bashkëpunëtorët tregon se çfarë lidershipi je.  Ajo që ndodhi në Durrës, ku u falsifikua firma e kryetarit të bashkisë së  Shijakut. Si mund të thuash që ëndrrat e çunave në 20 vjet u vendoskan në Shijak.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY