Basha paralajmëron përjashtime të tjera: Ndal ose jashtë!

Basha paralajmëron përjashtime të tjera: Ndal ose jashtë!

64
0
Shares

Lulzim Basha paralajmëroi sot nga Kurbini edhe kundërshtarë të tjerë në parti se do të flaken. “Ndal ose Jashtë”, pra duke lënë të kuptohet se ata persona që rreshtohen krah ish-kryeministrit ose duhet të ndalojnë së bëri këtë gjë ose do të përjashtohen si të tjerët.

Ata që duan ta përçajnë PD-në e bëjnë për hesap të Edi Ramës, atyre u themi ndal ose jashtë. Një grusht njerëzish janë këta, që i kanë bërë llogaritë gjithmonë për xhepat e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër, që përhumbet pas imazheve të së kaluarës dhe ndalet përpara njerëzve sikur me qenë ikona, dhe me gabime shumë të mëdha, që mund të kushtonin edhe jetë demokratësh me një gjuhë urrejtje. Ata e kanë kaluar vijën e kuqe, që është dhuna, që kur kalohet ka dy rrugë; ose e lëmë të na shkatërrojë ose të marrë vendimet sikur i mori PD-ja. 8 janari ishte dite dramatike për të gjithë. Gjithmonë pas reve fshihet një diell, pas të keqes ka një të mirë. E mira është që demokratët janë të ndërgjegjësuar tashmë”, deklaroi Basha në Kurbin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY