Ministrja gjermane për Evropën dhe Klimën Anna Luhrmann, tha sot në Tiranë se është e rëndësishme zbatimi i procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor duke theksuar përmbushjen e katër lirive në bazë të kësaj nisme.
“Duhet të vijohet në implementimin vendimeve të Samitit të Sofjes të 2020 për tregun e përbashkët ekonomik. Kuptojmë të gjitha iniciativat për bashkëpunim rajonal por ndërkohë këmbëngulim se duhet që bashkëpunimi të përfshijë të gjitha vendet”, tha Luhrmann.
Ministrja gjermane nuk zuri më gojën Ballkanin e Hapur një nisme e njëanshme e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë e cila nuk ka gjetur mbështetje nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë Hercegovinës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/