Berisha, akuza për Lulzim Bashën: Bisedoi me pronarët e truallit për kullat...

Berisha, akuza për Lulzim Bashën: Bisedoi me pronarët e truallit për kullat te selia, pronar në kompani bastesh, Gabriel të dërgojë dikë të numërojë karriget

59
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sonte Lulzim Bashën si të përfshirë në planin për ndërtimin e katër kullave të larta në tokën ku ndodhet aktualisht selia e Partisë Demokratike.

Berisja ishte i ftuar në emisionin “Quo Vadis”, ku tregoi se para tre vjetësh në telefon me pronarët e truallit.

“Tre vjet para më merrte në telefon një pinjoll i familjes Toptani. Më kërkonte takim. Unë nuk e prita, i dërgoj një mesazh që çdo gjë që ke për çështje pronësie, drejtohu institucioneve. Ai nuk komunikoi më. 100 për qind që ai ka komunikuar me Bashën dhe i ka zgjidhur të gjitha. Ai është një kompleks që fillon nga kisha dhe përfundon të xhamia.”

Në vijim Berisha tha se opozita e Bashës është vetëm një fasadë ndërsa akuzoi Ramën se pajisi me armë trafikantët dhe vrasësit që qëndronin në zyrën e Bashës për ta mbrojtur ndaj protestuesve.

“Nga data 8 janar e sot, opozita është vetëm fasadë. Lulzim brava mbahet në atë funksion nga Edi Rama. Nuk përfaqëson asgjë, përveç Edi Ramën. S’kemi të bëjmë më me një parti, por me një peng. Në mes të Tiranës, Rama pranoi të instalohet një grup mercnarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë për të mbrojtur një personalitet që mbrohej nga 8 gardistë, me në krye komandantin e drejtorisë së ruajtjes së personaliteteve, dhe rretherrotull tarfikantë e vrasës. I pajisi me armë. I përdori këto armë kundër protestuesve paqësorë”, tha Berisha.

Ish kryeministri drejtoi akuza ndaj kryetarit të PD në Fier, Agron Kapllanaj. Sipas Berishës ky i fundit ka përfituar miliona euro nga tenderat e Edi Ramës.

“Ju i patë dje në Fier sesi një i vetëshpallur kryetar i Fierit, i emëruar nga Edi Rama, ishte fitues i 32 milionë tenderave nga bashkitë socialiste. Kryetari. Nuk jam kundër biznesit të demokratëve, por jam kategorikisht kundër bashëkpunimit të tyre në korrupsion me socilalistët.”

Duke komentuar qëndrimin e sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar lidhur me protestën e 8 janarit, teksa dënoi dhunën në selinë e PD Berisha tha se është dakord me të kur fliste për rëndësinë e votës.

“Jam 100 për qind me Escobar për votën, të sjellë cilindo dhe të kontrollojë 4446 vota dhe firma kundër tij, të kontrollojë 44 mijë votat e anëtarësisë. Zoti Escobar të dërgojë një njeri të numërojë karriget nëse nuk beson atë që kanë bërë mediat. Unë vlerësoj kërkesën e tij për vota, por nuk mund të pranojë kurrë 1958 vota për 5004 vota sepse kjo destabilizon vendin. Këtu ka një problem themelor: çështja e votës. Basha nuk pranon votën. Ndaj edhe unë, ftoj Escobar të rishqyrtojë edhe njëherë faktet. Do të gjejë një realitet krejtësisht tjetër.”

Berisha deklaroi se vrasja në ish-Bllok zbuloi se kryedemokrati Lulzim Basha është pronar bastesh.

”Unë nuk kam patur asnjë dijeni për vrasjet, ndodhi vrasja në Bllok, nuk e dija se kush e kishte kompaninë e basteve. Njerëz shumë të besuar më thanë se përfaqësuesi i Lulzim Bashës shkoi kërkoi ndihmën e tyre për të zhbllokuar bastet sepsei i bllokoi Edi Rama. Këtij përfaqësuesi i thanë që nuk të ndihmojmë dot, por mund të ndihmojë Baton Stanishiqi. Ai i thotë sigurisht. Erdhi në Tiranë dhe Rama i tha që ajo kompani, 80 për qind në Qipro është në emër të bashkëshortes së Lulzim Bashës, 15 për qind të kunatit, 5 për qind të vajzës që punon aty, unë këto nuk i kam ditur”, përfundoi Berisha. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY