Kryeministri Edi Rama mirëpret Presidentin turkRecep Tayyip Erdoğan
Kryeministri Edi Rama i uroi mirëseardhjen Presidentittë Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, i cili mbërriti sot, për të zhvilluar një vizitë njëditore në vendin tonë.
Ceremonia e mikpritjes u mbajt në aeroportin “NënëTereza”. Ndërsa vizita do të nisë nga qyteti i Laçit, atyku është finalizuar projekti madhor i rindërtimit tëlagjes se re me 524 apartamente, financim i qeverisëturke.
Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdogan do tëzhvillojnë një takim mes tyre, në Kryeminisri, që do tëpasohet nga një konferencë e përbashkët për shtyp.
Në vijim, dy personalitetet do të marrin pjesë nëinaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut, objekt irëndësishëm të trashëgimisë sonë kulturore.
Në përfundim të vizitës, Presidenti i Republikës sëTurqisë Recep Tayyip Erdoğan do t’i drejtohetKuvendit të Shqipërisë me një fjalë, në një seancë tëposaçme parlamentare.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/