Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Treshja e tranzicionit flet me të njëjtat fjalë. Kërkojnë të më largojnë nga beteja

15/01/2022
Basha: Treshja e tranzicionit flet me të njëjtat fjalë. Kërkojnë të më largojnë nga beteja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Basha tha sot në një takim me të rinj në Tiranë se treshja e tranzicionit flet me të njëjtat fjalë. Kërkojnë të më largojnë nga beteja sepse ndryshe skanë gjë në terezi.

Pjesë nga fjala e Bashës:
Asnjë demokrat, në veçanti lidershipi demokrat nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa ta kuptojë se nuk është ulur në karrige pushteti, por është mbi një piedestal përgjegjësie të jashtëzakonshme në kohë të jashtëzakonshme që nuk është thirrur për të konsumuar privilegje, por për të dhënë deri në pikën e fundit çdo sakrificë dhe po ta bëjmë këtë dhe jam i sigurt që do ta bëjmë, duke nisur nga unë i pari, shikoni tre herë në ditë se si kërkojnë të më largojnë nga beteja, të më largojnë nga beteja me lloj lloj pretekstesh. E kërkojnë treshja e tranzicionit pothuajse me të njëjtat fjalë, a thua se janë mbledhur në të njëjtën dhomë bashkë dhe kanë thënë që po nuk iku ky, s’kemi gjë në terezi. Dhe në fakt të drejtë kanë. Halli është i drejtë. E kërkojnë ata që i kanë lidhur interesat e tyre ekonomike, oligarkët me ta. E kërkojnë një gusht e të ashtuquajturve analistë të cilët pasi nxisin konflikt, përplasje dhe gjakderdhje mes demokratëve ia kërcasin nëpër vilat e tyre luksoze në bregdet të shtunën dhe shohin nga televizori dhe shohin pastaj të hënën për të bërë komentet ndërkohë që rrogat e tyre janë më të larta se rrogat e kolegëve të tyre në Amerikë. Nga i marrin lekët xhanëm? Nga këta oligarkët, po këta nga i marrin? Nga këta politikanët, po këta nga I marrin? Këta i marrin nga ne, nga ju, nga shqiptarët.

Mungesa e shanseve, mungesa e mundësive është arsyeja pse rinia ikën. Mungesa e shanseve, mungesa e mundësive vjen se këto mundësi dhe këto shanse që duhet të ishin të aksesueshme për rininë, në fakt këta I marrin dhe I kontrollojnë dhe I shpërndajnë njësoj si në Mesjetë ku i shpërndanin mbretërit apo princat. E pra, kjo është shoqëria që nuk duam, kjo është shoqëria që u çuam dhe e rrëzuam 30-vite më parë, diktatura. Kjo është një diktaturë e re, diktaturë e një pakice të re. i ka themelet shumë të dobëta. Pse? Sepse nuk ka asnjë kauzë morale. Qëllimi i vetëm është që një pakicë të pasurohet e të fuqizohet financiarisht dhe politikisht në kurriz të shumicës. Dhe është e fortë aq kohë sa është i dobët vullneti ynë për të qenë bashkë për ta luftuar dhe larguar. Në momentin që vullneti ynë është i pathyeshëm, në momentin që jemi të gjithë bashkë, nuk i kimim betejës, por thërrasim në këtë betejë një shoqe, një shok më shumë dhe themi mos e mbaj zemërimin brenda, mos e shfryj në kafene, mos ia shfryj shokut dhe mikut, shoqes, prindërve. Mos ik, por qëndro dhe lufto atëherë kjo pakicë nuk ka të ardhme. Ndërsa Shqipëria ka të ardhmen që meriton. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama rikthen mbledhjet e zgjeruara të grupit të PS, kë do shpallë të padëshirueshëm këtë herë

23/04/2026
Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor

Këlliçi në Parlament: Licencimi i bankës dixhitale JetBank rrezikon procesin e integrimit në BE

23/04/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

23/04/2026
Edhe Berisha ngushëllon për Qosen, 30 vjet konflikt e mospajtim me të

Edhe Berisha ngushëllon për Qosen, 30 vjet konflikt e mospajtim me të

23/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama rikthen mbledhjet e zgjeruara të grupit të PS, kë do shpallë të padëshirueshëm këtë herë

23/04/2026
Këlliçi: SPAK nuk e ka në dosje askund dokumentin që kam dorëzuar në datën 1 nëntor

Këlliçi në Parlament: Licencimi i bankës dixhitale JetBank rrezikon procesin e integrimit në BE

23/04/2026
Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

Kërkoi të drejtën e replikës, Peleshi dhunon rregulloren, përjashton deputetin Luçiano Boçi

23/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.