Albana Vokshi: I vetmi organ legjitim i PD është Komisioni i Rithemelimit,...

Albana Vokshi: I vetmi organ legjitim i PD është Komisioni i Rithemelimit, Basha e ka partinë mjet pasurimi

82
0
Shares

Lulzim Basha e ka partinë mjet pasurimi, i vetmi organ legjitim është Komisioni i Rithemelimit, deklaroi sot Albana Vokshi pas vendimit të Bashës për përjashtimin e saj.

”Nga PD nuk më përjashtojnë dot ata që nuk kanë lidhje me PD-në.

Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me cdo kusht. Ata nuk kanë lidhje as me demokratët as me demokracinë.

I vetmi organ legjitim në Partinë Demokratike, mandatuar nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetor 2021, është Komisioni i Rithemelimit të PD në të cilin unë jam anëtare.

Lulzim Basha është shkarkuar me 4446 vota të delegatëve legjitim të Kuvendit Kombëtar të PD, vendim ky i ratifikuar në mënyrë unanime nga rreth 44 mijë anëtarë të PD në referendumin e dt 18 dhjetor 2021.

Në demokraci sovrani vendos!”, shkruan Vokshi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY