Ish kryeministri Sali Berisha tha sonte në syri tv në intervistë me gazetarin Çim Peka se nuk do të ketë dhunë në protestën e nesërme te Partia Demokratike.
Berisha tha se dyert e hekurta do të hapen me pajisje të posaçme, ndërsa deklaroi se nuk do të preket askush nga personat që ndodhet brenda selisë së PD.
“Nesër shumica vendos. Metodologjia? Protestë e fuqishme paqësore. Ju do jeni aty, në mënyrë kategorike nuk pranojmë akt dhune. Hapja e derës me forcë nuk është akt dhune. Nëse tjetri mbyll derën e shtëpisë cfarë më mbetet mua? Të shqyej derën. Unë po shkoj të hap dyert e shtëpisë time në mënyrën më paqësore. Do përdorim mjete të cilat hapin dyert e hekurta. Por kjo nuk është dhunë. Është hapje e derës së shtëpisë. As një qime floku nuk do i preket aaskujt. Nuk shkojmë për të cënuar askënd atje. Ai që nuk do të hyjmë aty është vetëm një, njeriu i shkarkuar nga anëtarësia” tha Berisha.
Berisha tha se disa prej zëdhënësve më të afërt të Lulzim Bashës kishin kërcënuar se nuk do e lëshonin selinë e PD pa derdhur gjak.
Ai tha se i kishte provat në telefon ku këta persona (zyrtarë të PD) kanë bërë kërcënime të frikshme deri në stadin ku paralajmërohet se nesër do kishte viktima.
” Kemi dokumenta ku zëdhënësit më të afërt të Lulzim Bashës kanë kërcënuar se do ketë viktima të nesërmen dhe kanë thënë se pa gjak nuk e lëshojnë selinë. I kam provat në telefon. Ne do shkojmë të hapim dyert e shtëpisë tonë. Po i hapi Lulzim Basha ne nuk përdorim asnjë mjet. Ne nuk dhunojmë kurrë, është shtëpia jonë ajo, ata janë punonjës së PD”, tha Berisha. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/