Studentët demokratë europianë i kërkojnë Bashës të respektojë shumicën që kërkon largimin...

Studentët demokratë europianë i kërkojnë Bashës të respektojë shumicën që kërkon largimin e tij

30
0
Shares

Studentët demokratë europiane kanë kërkuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, të respektojë vullnetin e shumicës së demokratëve që kërkojnë largimin e tij.

“Po ndjekim me shumë shqetësim situatën që po ndodh aktualisht në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Vendimi i Lulzim Bashës për të barrikaduar selinë e partisë dhe për të ftuar mercenarë të armatosur për të ndalur vullnetin e mbi 44 mijë anëtarëve që votuan për largimin e tij, rrezikon të krijojë një situatë të rrezikshme në një mjedis të paqëndrueshëm.

I bëjmë thirrje zotit Basha të respektojë vullnetin e anëtarësimit të partisë së tij, që procesi demokratik në partinë tonë anëtare të vazhdojë normalisht”, thuhet në një reagim të studentëve demokratë europianë.  a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY