Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Kapen 5 të shpallur në kërkim brenda 24 orëve të fundit, mes tyre edhe trafikanti italian

06/01/2022
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë 24 orëve të fundit vihen në pranga 5 persona në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve u bë e mundur kapja e dy shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë.

Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të plan-operacionit për kapjen e personave në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i 3 shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar.

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Hungaria drejt vendit tonë, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar Bilbil Lluko, 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, më datë 25.01.2021 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Kapja e këtij shtetasi u bë e mundur në bashkëpunim me Zyrën Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në bazë të informacioneve për vendndodhjen e tij në shtetin e Hungarisë.

Po nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit italian Eduardo di Francesso, 56 vjeç. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 14.02.2019, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gani Abazi, 61 vjeç, banues në Tepelenë, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal”. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 8 vite burgim.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore se në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, ndodhej një person i shpallur në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit V. G., 38 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, në bazë të urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Shtetasi V. G. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. K., 30 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. Ky shtetas dyshohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kryente vjedhje të kasafortave në biznese dhe vila në autostradën Tiranë-Durrës. Në kuadër të operacionit të zhvilluar më 12 dhjetor u arrestuan në flagrancë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

09/07/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

AKSION I BEFTË&EMRAT/ Tjetërsim pronash në Durrës, 10 persona nën masa sigurie, 4 në kërkim

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 40/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët ritheksojnë kërkesat

09/07/2026
Kufizime të qarkullimit për koncertin e Kanye West

Kufizime të qarkullimit për koncertin e Kanye West

09/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

Vritet me armë zjarri në Laç Ilirjan Lika, i skeduar nga policia

09/07/2026
Lapaj, akuza policisë për arrestimin e fermerit nga Korça: Hajdutët kthehen në zyrë, të rinjtë zvarriten në protestë

AKSION I BEFTË&EMRAT/ Tjetërsim pronash në Durrës, 10 persona nën masa sigurie, 4 në kërkim

09/07/2026
DITA 39/ “Ne nuk na kërcehet, ne na protestohet”, i riu: Kur Shqipëria digjet, ne luftojmë

DITA 40/ Protesta kundër qeverisë, qytetarët ritheksojnë kërkesat

09/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.