Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Vorë këtë mbrëmje.Lënda plasëse shpërtheu në portën e shtëpisë së V. Kajës në këtë qytet.
Policia ka shkuar në vendngjarje por paraprakisht mësohet se nuk ka pasur dëme në njerëz. m.k
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.01.2022, në Vorë, në fshatin Muçaj, rreth orës 22:00, në rrugë, para portës së banesës së shtetasit V. K., një person ende i paidentifikuar ka hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale, pa shkaktuar as dëme në njerëz e as dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/