DETAJE & EMRA/ Banka në Bllok u vodh nga një “i shkolluar”,...

DETAJE & EMRA/ Banka në Bllok u vodh nga një “i shkolluar”, nga djali i Nehat Kullës dhe një tjetër “analfabet”

66
0
Shares

Një i shkolluar dhe dy “analfabetë” vodhën bankën në Bllok. Njëri prej vjedhësve të bankës është djali i një personazhi të njohur në Tiranë, Nehat Kullës.
Ka qenë drejtori i Policisë Vendore të Tiranës, Ervin Hodaj, ai i cili ka konfirmuar arrestimin e tre grabitësve të degës së BKT-së në Bllok.
Sipas Hodajt, mësohet se pas një pune intensive hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Tiranë, Sektori për Krimet e Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës , Sektori për Operacionet Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë  Vendore të Policisë Tiranë ka zbuluar autorët e vjedhjes së Bankës BKT në Tiranë, ngjarje e datës 8 gusht 2016.
“Sot, me dt 31.08.2016 informojmë publikun se pas një pune operativo-proceduriale intensive njësitë e Policisë kanë zhvilluar operacionin e koduar  ‘DEPËRTIMI’ dhe si rezultat, në orën 17:30 të ditës së sotme, u ndaluan, autorët e dyshuar të  kësaj ngjarje…”, u shpreh Hodaj.
Në përfundim janë kryer veprimet proceduriale dhe materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor , Tiranë, për veprën penale të ”vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 136/2 të  Kodit Penal.
Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Të arrestuarit

1 – Roland Liti (Zekaj) 37 vjeç lindur dhe banues në Tiranë,
me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje;
2 – Alan Babamato 23 vjeç lindur në Fier  dhe banues në Tiranë,
me arsim të lartë, i padënuar;
3 – Robert Kulla (djali i Nehat Kullës), 35 vjeç lindur dhe banues në Tiranë,
me arsim 8-vjeçar, i dënuar më parë për rrëmbim mbajtje peng personi, armëmbajtje pa leje;

Sekuestruar me cilësinë e provës materiale
– një automjet i markës “Benza” tip ML me targë AA 205 KA
– një automjet i markës “Opeal” tip “Corsa” me targë AA 178 NC
– një shumë prej  16.730 dollarë amerikanë
– një shumë prej 10.480 euro
– 2,625.000 lekë të vjetra shqiptare
– karta SIM dhe aparate celularë
– një sasi fishekësh armë gjahu
– si dhe sende të tjera që shërbejnë për hapje dyersh brava çelësa të ndryshëm

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY