Anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD dhe disa deputetë erdhën këtë mesditë në selinë e PD-së për të zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar por dyert ishin të mbyllura.
Mes tyre nuk ishte ish-kryeministri Sali Berisha.
Anëtarët e Komisionit kërkuan për hyrje të tjera në PD por të gjitha ishin ‘vulosur’ me hekur. Ne fakt ne seli ka drejtues te selise. E fundit qe ka hyre atje eshte deputetja Jorida Tabaku.
Deputeti Flamur Noka tha se Edi Rama dhe Lulzim Basha e kanë kthyer selinë e PD në alkatraz. Në vend që sot selia të gumëzhinte ajo është si një qeli.
‘Me 8 janar demokratët me qetësi do të vijnë këtu dhe do të clirojnë selinë për demokratët’, tha Noka.
Komisioni kishte vendosur një afat për kryetarin e PD-së Lulzim Basha që më datën 5 janar të lironte zyrat e tij në PD.
Më datën 8 janar në orën 12.00 do të mbahet një protestë kombëtare tek selia e PD. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/