Nis procesi ndaj Saimir Tahirit në gjykatën e Posaçme të Apelit

Nis procesi ndaj Saimir Tahirit në gjykatën e Posaçme të Apelit

66
0
Shares

Apeli i Posaçëm do të zhvillojë nesër seancën gjyqësore për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Seanca zhvillohet në orën 10 të mërkurën.

Njoftimi i gjykatës:

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar,është planifikuar seanca gjyqësore e rradhës në datë 05.01.2022, ora 10:00.

Pas miratimit nga ana e zëvendës kryetarit të gjykatës, të aktit të heqjes dorë nga gjykimi, paraqitur nga gjyqtarja D.Shirka, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga gjyqtarët: kryesues Engert Pëllumbi, anëtare Igerta Hysi dhe anëtar Florjan Kalaja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY