Policia e Pukës, shërbimet e zjarrëfikses dhe banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë disa alpinistëve, njëri prej të cilëve është zhdukur pasi rrëshqiti në një humnerë në Munellë.
“Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga gazetari Alfred Lela, se ka qënë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit Ndoc Mulaj, rreth 60 vjeç dhe Ilir Shyti rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë”, njofton policia e Pukës.
Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.
Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit Ilir Shyti, i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Ndoc Mulaj, njofton policia. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/