Rama u premton pronarëve në burg të inceneratorëve: Do vazhdojmë t’ju paguajmë...

Rama u premton pronarëve në burg të inceneratorëve: Do vazhdojmë t’ju paguajmë paratë deri sa të flasë gjykata

62
0
Shares

Qeveria do të vijojë të financojë inceneratorët edhe pse prokuria ka gjetur se paratë  edhëna për djegësit po shkojnë në xhepat e zyrtarëve të lartë përmes skemave të zhvatjes së parave me nënkontraktorë dhe pagave të lartë për njerëz të lidhur me zyrtarët e lartë që kanë firmosur për inceneratorët.

Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët në konferencën për shtyp, në lidhje me pagesat që qeveria i bën kompanive të incineratorëve, edhe pse pronarët e tyre janë shpallur në kërkim.

Sipas Ramës qeveria është e detyruar që të zbatojë kontratat deri në ditën kur drejtësia do të flasë përfundimisht.

“Nuk është politikë e mirë për shqiptarët e varfër që gazetaria të bëjë propagandë me gjysmë të vërteta, pa iu referuar atyre normave ligjore që një qeveri ka detyrimin që ti zbatojë.

Për mua ministra, ish-ministra, jam bashëpunëtor që hidhem në zjarr, deri në ditën që zjarri është për të bërë punët e këtij vendi më mirë.

Nëse dikush tjetër kur unë hidhem në zjarr, kërkon të nxjerrë gështenja për vete, nuk është më puna ime. Për mua këto janë lajme për drejtësinë që ka filluar të funksionojë. Asgjë që ka të bëjë me aktet individuale, dhe me gjasën e abuzimeve individuale nuk cënon rëndësinë e atyre veprave, që janë shpëtim për jetët e atyre njerëzve që ju iu qani hallin. Janë vepra që do ti kthehen shtetit, dhe janë pronë e popullit shqiptar.

Janë marrëdhënie kontraktuale që duhet të zbatohen derisa të flasë drejtësia”, tha Rama. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY