Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, deputetja e zonës Antoneta Dhima dhe Prefekt i Qarkut Fier Xhevit Bushaj, kanë vizituar në prag të vitit të ri shkollor, ambientet e shkollës së mesme “Zhani Ciko”, e cila sapo është rikonstruktuar.
Kryeministri gjatë një takimi me mësuesit e shkollës “Zhani Ciko” është ndeshur me një të papritur të pakëndshme. Ndërsa Rama dhe mësuesit pozonin duke buzëqeshur para aparatit fotografik, një djalë i vogël pas shpinës së tyre ngriti dy gishtat e mesit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/