Pamje nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit
Kreu në detyrë i PD, Lulzim Basha deklaroi se me të gjitha shpenzimet e kryera nga Berisha, Kuvendi ishte dështim.
Sipas tij, Berisha ka hedhur aq para, sa Partia Socialiste për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit.
Trimi i mirë nuk ngutet. E mbushi stadiumin me dhjetra qytetarë? Nuk mbushet dot as kjo sallë. Pas 3 muajsh, pasi mori skenofgrafinë nga Italia, pas gjithë parave të derdhura lumë për të paguar çfarëdolloj gjëje. Unë them që ishte dështim. Kaloi dhe paratë që ka hedhur PS për të vjedhur votat. Aty duhet të ishte mbushur e gjithë arena, ajo zë 22 mijë veta, pak më shumë se sa gjysma e votive me të cilën demokratët zgjodhën kryetarin e PD-së” –tha Basha.
Kuvendi Kombëtar i PD më 11 dhjetor u bë me prezencën e afro 70% delegatëve ndërsa mori vendim me votim të fshehtë për shkarkimin e Bashës.
Non grata e rradhës, Basha thotë se është njëri nga trekëndëshi:
Ndërkohë, kryedemokrati Basha thotë se pas Sali Berishës, një tjetër “brinjë e Trekëndëshit të Bermudës“ mund të shpallet non-grata, duke iu referuar Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Me Sali Berishën po konkurrojnë me sukses, dy brinjët e Trejkëndëshit të Bermudës për tu shpallur nongrata. Shusmë shpejt, njëra pas tjetrës brinjët do të jenë aty. Edi Rama I humnbi kartat e tij. Mbajnë njëri tjetrin, Berisha Rama Meta. Pra konkurrencën e kanë me njëri-tjhetrin. E ka kaluar pak Berisha, por mund të ishte dikush më përpara non grata. Ne nuk kemi më punë, përveç rrëzimit të këtij trekëndëshi. Nuk ka konkurrencë mes meje dhe Berishës. Në pole position për non-grata është Berisha. Ky është vetëm fillimi. Fle gjumë thonë ata që punë quajnë vjedhjen. Kur flen gjumë nuk vjedh.Pjesa e diktatorit është qesharake, sepse është e qartë se PD nën drejtimin tim, kemi adaptuar zbatimin e parimeve demokratike.
Ne i kemi bërë të gjitha. Nga kjo pikëpamje, e vetmja gjë që mund të shtoj. Unë do ta kisha shumë të lehtë, dhe do ishte opportune duke thënë se fajin e ka Berisha. Unë kam përgjegjësitë e mia. Unë kam lënë për shumë kohë të gjatë dualizëm. Po, ka pasur dualizëm. Ky bëri sikur iku. Rama e ka pompuar këtë. E mbani mend. Dualizmi e dëmtoi PD-në por kjo mertr fund. Dualizmi ka marrë fund. Ka vetëm një kryetar të zgjedhur, një kuvend më 18 dhjetor. Vetëm një kundërshtar që është Edi Rama“ – tha Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/