Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Për herë të parë në botë policia përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve”

18/04/2026
“Për herë të parë në botë policia përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Uragani i djeshëm i kalli datën Ramës! Dënoj dhunën shtazarake mbi protestuesit dhe ndaj të arrestuarve. Për herë të parë në botë policia përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve, tha sot kreu i PD, Sali Berisha ndërsa komentoi protestën e djeshme të opozitës.

DEKLARATA/ Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj protestuesve dhe dhunën e hapur dhe të programuar ndaj drejtuesve kryesorë të PD dhe deputetëve të kësaj partie, të cilët ishin absolutisht që të gjithë në protestën më paqësore dhe po jepnin kontributin më të madh për ruajtjen e karakterit paqësor të protestës, të cilën banditë me uniformë, narkokomisarë të tipit Skënder Balluku, Sokol Besëpreri, Enton Pallushi dhe Dashi i operacionales bënë gjithçka për ta shndërruar aët në një protestë të dhunshme.
Për këtë qëllim, në mënyrë të programuar ata përdorën një armë me fuqi të njohur letale siç është spraji kundër ariut, i cili është dhjetëra herë më i fuqishëm se spraji që përdoret kundër njeriut.
Përdorimi i këtij spraji përbën një krim, një vepër të rëndë penale dhe është i ndaluar në të gjithë konventat.
Kjo është policia e parë në botë që përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve dhe protestuesve.
Në mënyrë selektive janë goditur dhe shënjuar me spraj drejtuesit kryesorë të PD dhe deputetët e saj Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Aulon Kalaja dhe shumë të tjerë.
Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe shtazërinë e treguar ndaj demonstruesve.
Dënoj torturat e ushtruara ndaj tyre në komisariat. Edhe sot në komisariat ka demonstrues të torturuar me shenja të hapura tortura.
Aulon Kalaja, pasi u verbua me spraj ariu, u godit në një hakmarrje të verbër me shkop prapa koke, duke e lënë pa ndjenja.
Po kështu janë një seri demonstruesish paqësorë.a.b

Po ndodh

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

PD prezanton modelin e ri për Tiranën/ Asllani: 5 bashki të reja dhe më shumë pushtet pranë qytetarëve

21/08/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

Ekstradohet nga Greqia Florjan Vuka, i akuzuar si pjesë e grupit të Jetmir Papës

21/08/2026
Durrës, kosovari aksidenton rëndë 17-vjeçarin me biçikletë

DURRËS/ Lë pa jetë 32-vjeçarin me biçikletë, shoferi largohet

21/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.