Llalla ka marrë urdhërarrest nga policia italiane, por i lirë deri në...

Llalla ka marrë urdhërarrest nga policia italiane, por i lirë deri në vendim për azilin

108
0
Shares

Burime të afërta me ish kryeprokurorin Adriatik Llalla thanë sot se ai ka njoftuar policinë italiane dhe është në pritje të përgjigjes për kërkesën që ai ka bërë për azil politik.

Gjatë kohës së ndjekjes së procedurave të azil kërkuesit, ish-kryeprokurorit i është komunikuar dhe mandati i arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga SPAK, por arrestimi në fakt nuk është kryer, pasi Llalla është lënë i lirë.

Ai është paraqitur disa kohë më parë në Zyrën e Migracionit në Itali, duke kërkuar statusin e Azilantit Politik në këtë shtet.

Për këtë çështje vendoset ditën e mërkurë, ku do të zhvillohet një seancë gjyqësore.

Në muajin tetor të vitit 2021, ish-kryeprokurori u dënua me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY