Berisha denoncon: Njerëz me armë në selinë e PD, kërcënuan të rinjtë

Berisha denoncon: Njerëz me armë në selinë e PD, kërcënuan të rinjtë

70
0
Shares

Ish kryeministri Berisha denoncoi sot në dalje nga selia e PD se të rinjtë që e shoqëronin atë ishin kërcënuar me armë. Berisha tha se as ai as demokratët nuk ndihen të rrezikuar.

Deklarata e Berishës:

Unë luftoj gjithë kohën me bandat e qeverisë por bandat e qeverisë kanë hyrë dhe në selinë e PD është e paimagjinueshme.

Nuk ka konflikt cështja, prania e bandave të armatosura në seli është cështje e vecantë.

Të rinjtë njoftojnë se erdhën tani na kërcënuan me armë. Unë i besoj plotësisht
këta thonë se jane ne një hapësirë tjetër

Unë s’jam i rrezikuar, demokratët nuk ndihen të rrezikuar të rrezikuar janë ata që lozin me bandat kriminale se të fusësh në seli të partisë njerëz që të kërcënojnë të rinjtë përbën një krim të shëmtuar”.

Po në orët e mesditës kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka telefonuar live para kamerave Policinë dhe ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur të dhënat personale në zyrën e tij. Edhe Këlliçi denoncoi praninë e njerëzve të armatosur në selinë e PD. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY