Kapet pistoleta e Edmir Vlashit, dyshohet të jetë përdorur në vrasje

Kapet pistoleta e Edmir Vlashit, dyshohet të jetë përdorur në vrasje

104
0
Shares

Policia zbulon në Lezhë një apartament në përdorim nga Edmir Vlashi i cili është në kërkim bashkë me Hektor Nokën me akuzën e tentativës për vrasje të P.Palucës.

Gjatë kontrollit të apartamentit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.

Dyshohet se pistoleta është përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjatë operacionit “Mataro” u vunë në pranga 3 shtetas, Nikoll e Marie Marku dhe Mark Lamkja si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Edmir Vlashi dhe dhe Hektor Noka, si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY