Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mblidhet Këshilli Kombëtar, denigrohet anëtari që kërkoi verifikimin e kuorumit, 4 pikat e rendit të ditës

12/12/2021
FOTOGALERI/ ‘Shkarkuesit’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është mbledhur këtë pasdite nën drejtimin e Lulzim Bashës, Këshilli Kombëtar i PD.

Mbledhja ka nisur në orën 15:00 dhe ndër çështjet që pritet të diskutohen janë:

1-Diskutimi dhe miratimi i një rezolute përkundër veprimeve të ndërmarra kundër statutit të PD.
2-Miratimin e propozimit të bërë nga kryesia e PD për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Kombëtar (Edi Paloka) si dhe shkarkimin e disa prej anëtarëve të kryesisë për shkelje të rënda të rregullave të statutit të PD.
3-Shkarkimi i disa prej kryetarëve të degëve.
4-Ndjekja penale për persona të cilët kanë falsifikuar apo tjetërsuar simbolet e PD.

Një anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Kondi, ka braktisur mbledhjen, pasi siç u shpreh ai personalisht ishte trajtuar në një mënyrë të paprecedentë vetëm sepse kishte kërkuar që të arrihej kuorumi i nevojshëm.

Kondi tha se ishte paraqitur në mbledhje për të bërë detyrën e tij si i zgjedhur i demokratëve. Më tej shtoi se kjo nuk ishte një mbledhje e Këshillit por një takim tubim.

”Në respekt të atyre demokratëve që më kanë votuar erdha të marr pjesë në këtë takim miting pasi kërkova të vërtetojhej kuorumi i nevojshëm gjë e cila nuk u pranua nga Basha. Atmosfera e trajtimit të një anëtari të Këshillit Kombëtar ishte nga më të paprecedentat. Se kush i lejon vetes të shkelë procedurat në këtë lloj mënyrë unë nuk e kuptoj dot.

Unë refuzoj të bëhem pjesë e një takimi miting në këtë seli që është e shenjtë për të gjithë demokratët”, tha Kondi.

Pak para fillimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në Facebook:

Postimi i Bashës:

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar,
Sot Keshilli Kombetar mblidhet ne ora 15:00 per te marre vendime te rendesishme per te ardhmen e Partise Demokratike. PD nuk do te mbahet peng dhe nuk do te terhiqet zvarre nga askush! As nga ai qe sot po rrezikon te ardhmen e demokrateve per interesin e tij personal, ne lufte te hapur me SHBA. Askush, perfshire Sali Berishen, nuk do te kete shansin te kercenoje demokratet ne shtepine e tyre.

PD qe u themelua si shtepia e lirise, nuk do te shndrrohet ne bunker per askend, as sot as kurre. Ne do vazhdojme te cliruar dhe te vendosur betejen tone kunder regjimit te Edi Rames per ta sjelle ne pushtet Partine Demokratike, qe eshte shpresa e vetme e shqiptareve per te ardhmen dhe per ndryshim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

18/04/2026
BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

18/04/2026
Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

18/04/2026
“Për herë të parë në botë policia përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve”

“Për herë të parë në botë policia përdor sprajin e ariut kundër qytetarëve”

18/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

18/04/2026
BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

BASIR ÇOLLAKU/ Asgjë e re nga fronti policor i ushtarit të mirë Skënder!

18/04/2026
Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

Rama takohet me homologun spanjoll Pedro Sánchez, pritet edhe takim me António Costa

18/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.