Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka paraqitur ndryshimet e statutit të PD nga Kuvendi Kombëtar.
”Shtrirja e mekanizmit një anëtar një votë, përfshirë dhe kryetarët e degëve
Votimet primare, ku kandidatët për organet e zgjedhura do të zgjidhen nga delegatët, dhe jo nga kryetari.
Grantohmë futjen e fraksioneve në parti, mendimi ndryshe nuk mund të përjashtohet, pasi rrezikon pushtetin e kryetarit.
I kemi dhënë rol përcaktues këshillit kombëtar dhe vendit kombëtar, janë forcuar dhe të zgjedhurit në bazë, të zgjedhurit duhet të jenë vullnet i shumicës.
Kryetarit që humb zgjedhjet u përfundon mandati, pa të drejtë rikandidimi, duke zhbërë në këtë mënyrë kultin e individit.
Organizatat partnere, janë rritur kuotat për të rinjtë dhe për Lëvizjen e Gruas, është shtuar dhe grupimi i dhjetorit.
Simbolet e PD janë shumë të rëndësishme, Lulzim Basha zhduku simbolet e PD-së në 2017-tën me Republikën e re, duke kërkuar ndryshimin e ADN-së sonë.
Periudha tranzitore nuk duhet të jetë jo më shumë se 4 muaj. Komisioni përbëhet nga 15 anëtarë që zgjidhen nga Kuvendi kombëtar.
Një nen i veçantë është edhe për procesin e zgjedhjeve. Procesi nis me krijimin e organeve të reja dhe paraprihet nga një proces anëtarësimesh të reja dhe verifikimi i anëtarësisë ekzistuese.
Zgjedhjet brenda PD-së do të nisin nga baza dhe përfundojnë në qendër.
Këtyre rregullave do t’i nënshtrohet dhe procesi i zgjedhjes së kryetarit të partisë sipas parimit një anëtar një votë”, ka theksuar Bylykbashi.
Më pas drejtuesi i Kuvendit Belind Këlliçi e ka paraqitur për miratim. Statuti ëashtë miratuar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/