Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “New Start”, ku ka sekuestruar drogë (marihuanë dhe cannabis), armë e municione, teksa ka arrestuar dy shtetas dhe një i tretë shpallet në kërkim.
U arrestuan: Ndrek Lacuku, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.Franc Toma, 30 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike kryer në bashkëpunim ” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.
U shpall në kërkim: K.L, 25 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.Arrestimi i këtyre shtetasve u bë më datë 01.09.2016 pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale :
• 11, 4 kg lendë narkotike e llojit Marihuanë
• 237, 2 gr farë e bimëve narkotike Canabbis Sativa
• një armë zjarri e tipit pistolete Jugosllave, model 57 dhe 13 copë fishekë pistolete 9 mm, dhe 6 copë fishekë pistolete model 54
• një dylbi pushke snaiper
• një rradio marrëse-dhënëse
• një elektrik elektroshot
• një palë doreza
• një automjet tip Ford me targë AA257LO
Materialet hetimore i’u përcollën për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/