Në një lokal në qytetin e Bajram Curri, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. H., 33 vjeç, banues në Tropojë.
Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, ku falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasin G. V., 24 vjeç, banues në Tropojë, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. H.
Në hyrje- daljet e qytetit, janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.
I plagosuri shtetasi A. H., ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Gjakovës, jashtë rrezikut për jetën.
Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e ligjor të kësaj ngjarjeje. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/