Gazment Bardhi: Janë 5259 delegatë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen më 18 dhjetor

Gazment Bardhi: Janë 5259 delegatë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen më 18 dhjetor

186
0
Shares

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha sonte se kanë konfirmuar pjesëmarrjen 69% e anëtarëve ose 5259 delegatë për të marrë pjesë në kuvendin e thirrur nga Basha me 18 dhjetor.

Ai e bëri këtë deklaratë në praninë e disa prej kryetarëve lokalë të PD, ku mungonin 11 prej tyre sipas Bardhit.

Sekretari i Përfgjithshëm i PD Gazment Bardhi deklaroi se 69% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 Dhjetor. “Thirrjes përçarëse të zotit Berisha për të grisur formularët e konfirmimit, nuk i janë pergjigjur, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD ose 69% e anëtarëve.”

Dibër- 352
Korçë- 326
Berat – 287
Lezhë – 258
Shkodër – 389
Gjirokatsër- 205
Vlorë – 342
Fier – 508
Durrës – 308
Elbasan – 544
Tiranë – 1326
Kukës – 112

Anëtarësia e Këshillit Kombëtar që ka firmosur – 302

Në total, me shumicë absolute, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, kanë konfirmuar deri tani.

Në vijim Bardhi tha se duhet të bëhet dallimi mes atyre që konfirmojnë pjesëmarrjen dhe atyre delegatëve qe kanë kërkuar mbajtjen e kuvendit nga anëtarësia.

Bardhi nuk bëri publike deklaratat që kishin firmosur delegatët. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY