Superaksion i policisë gjermane kundër trafikantëve shqiptarë të drogës, 20 në pranga,...

Superaksion i policisë gjermane kundër trafikantëve shqiptarë të drogës, 20 në pranga, qindra mijëra euro të sekuestruara

185
0
Shares

Të paktën 20 shqiptarë janë arrestuar në një aksion antidrogë të policisë gjermane ne landet e Hesenit dhe Vestfalisë.

Më shumë se 500 forca policore u angazhuan në operacionin që kishte për qëllim të godiste një bandë të shpërndarjes së drogës në sasi të mëdha.

Banda trafikonte dhe kultivonte kanabis. Ajo organizonte dërgesa të rregullta të hashashit me një magnitudë prej më shumë se 100 kilogramësh nga Shqipëria.

Edhe shpërndarja e drogës bëhej nga shqiptarët.

Gazeta Der Westen shkruan se janë gjurmuar dhe zbuluar disa plantacione kanabisi me një sipërfaqe të konsiderueshme.

Vetëm në qytetin e Esenit, më i madhi i landit, thuhet se banda kishte shpërndarë hashash dhe kanabis me tonelata, raporton Radio Essen.

Bandës iu kapën edhe armë dhe shumë të madha parash në cash. Një zëdhënës tha se janë kapur shuma me gjashtë shifra. Në qytetin e Esenit u sekuestruan mbi 250 mijë euro.

Edhe në këtë rast, operacioni policor u bazua te dekriptimi i mesazheve në rrjetin EncroChat, shkruajnë mediat gjeemane. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY