Shtohet dënimi në Apel për Noel Dishën që vrau tek ‘Artisti’

Shtohet dënimi në Apel për Noel Dishën që vrau tek ‘Artisti’

68
0
Shares

Noel Disha që vrau një vit më parë në Tiranë një person ka marrë vetëm pak kohë burg më shumë në Apel se sa ishte vendosir në gjykatën e Tiranës.

Detajet e gjyqësorit:

Siç  është raportuar edhe në media të ndryshme, ngjarja e ndodhur në datën 20.01.2020, në Tiranë, Rruga “Dhaskal Todri” pranë lokal “Artisti”, ku autori i krimit shtetasi me iniciale N. D, ekzekutoi me arzjarri shtetasin me iniciale V.T. Referuar interesimit të medias për këtë rast njoftojmë se:

Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur  me çështjen penale me të pandehur N.D, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K.Penal, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal  

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tirane  me vendimin nr. 661 datë 10.03.2021 ka vendosur:

Deklarimin fajtor pandehurit N.D për kryerjen e veprëspenale Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 iK.Penal dhe bazë këtij neni dënimin e pandehurit me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor pandehurit N.D për kryerjen e veprëspenale Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, e parashikuar nganeni 278/1 i K.Penal dhe bazë këtij neni dënimin e pandehurit me 6 (gjashtë) vjet burgim.

aplikim nenit 55 KP, bashkim të dënimeve ipandehuri N.D dënohet me një dënim vetëm prej 16 (gjashtëmbëdhjetë) vjet burgim.

aplikim nenit 406 K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri N.D dënohet me 10 (dhjetë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim. Vuajtja e këtij dënimi do fillojë nga dita e arrestimit saj dt.20.01.2020.

Dënimi do vuhet një burg sigurisë zakonshme

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit penal nr. 661 datë 10.03.2021, dënimin e të pandehurit N.D  për kryerjen e veprës penale të“Vrasjes me dashje”, e parashikuar nga neni 76 i K.Penal me 18 ( tetëmbëdhjetë) vjet burgim. dënimin e të pandehurit N.D  për kryerjen e veprës penale tëMbajtja pa leje e armëve luftarake”, e parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal me 6 (gjashtë) vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.P, në bashkim të dënimeve i pandehuri N.D të denohet me një dënim të vetëm prej 24 (njëzet e katër) vjet burgim.Aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale.

-Është paraqitur ankim nga trashëgimtarët e viktimës, ku kërkuan ndryshimin e vendimit penal nr. 661 datë 10.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 663 datë  09.12.2021 vendosi:

Lenien ne fuqi te vendimit nr. 661, date 10.03.2021 te Gjykatesse Rrethit Gjyqesor Tirane me kete ndryshim:

Denimin e te pandehurit N.D per kryerjen e vepres penaleVrasje me dashje“, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhedenimin e tij me 17 (shtatembedhjete) vite burgim.

Ne aplikim te nenit 55 te Kodit Penal ne bashkim te denimeve,perfundimisht i pandehuri N.D denohet me nje denim te vetemprej 20 (njezet) vjet burgim.

Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale i ulet 1/3 e denimit dheperfundimisht i pandehuri N.D denohet me 13 (trembedhjete) vjet e 4 (kater) muaj burgim.

Mospranimin e ankimit ndaj vendimit Nr. 661, date 10.03.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, te ushtruar ngatrashegimtaret e viktimes se vepres penale

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY