Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mesazhi i Jorida Tabakut për demokratët: Të bëhemi bashkë për të ardhmen! Kundërshtari ynë i vetëm, Edi Rama

08/12/2021
VIDEO/ Ja çfarë thoshte Damian Gjiknuri 4 vite më parë për “Gulf”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nënryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku beson se pas Kuvendit të 18 demokratët do të jenë së bashku, pavarësisht se mendojnë ndryshe. Në një intervistë në Top Neës, zonja Tabaku ftoi delegatët të shorehin çdo mendim kritik në Kuvendin e 18 Dhjetorit. “Për PD është vlerë që ka mendime të ndryshme. Gjyshi im ka qenë i internuar në Savër të Kushnjës që unë të kem mendim ndryshe. Ajo që nuk e bëj vetë dhe nuk e pranoj nga të tjerët është gjuha e akuzave dhe e linçimit, por mendimi ndryshe është vlerë e jona, që nga themelimi i partisë. Kështu qe kushdo që ka një mendim ndryshe, ka hapësirë për ta thënë atë në Kuvendin e PD në 18 Dhjetor. Jam e sigurtë që PD është një forcë e madhe e politke dhe e vetmja forcë që mund të ndryshojë Shqipërinë”

Në përgjigje të pyetjes çfarë ndryshon mes 11 dhe 18 Dhjetorit, Jorida Tabaku vendosi theksin tek legjitimiteti i Kuvendit Kombëtar të PD. “Në 11 Dhjetor zhvillohet një aktivitet i zotit Berisha me mbështetës të tij. Askush nuk e koho që ai ka mbështetës, anëtarë të PD. Në datën 18 është Kuvend zyrtar, që ka fuqinë, legjitimitetin, bazuar mbi Statutin, që do të marrë vendime, që do të mbledhë bashkë të gjithë demokratët. Një thirrje për t’u bërë bashkë në datën 18. Për datën 18 ka një konfirmim të jashtëzakonshëm. Do të jetë një Kuvend shumë i rëndësishëm i PD sepse do të përcaktojë strategjinë, rrugën, vizionin për vitet në vijim”, tha zonja Tabaku.

E vetëdijshme se situata ku po kalon PD është më e vështira e 31 viteve që nga themelimi, Jorida Tabaku beson se demokratët do ta kalojnë këtë sfidë për hir të së ardhmes së PD dhe Shqipërisë. “Besoj që vështirësitë e kësaj situate do të kalojnë dy javët në vijim, që janë shumë të rëndësishme për politikën shqiptare në përgjithësi dhe, në veçanti, për PD. Jam e sigurtë që ekziston një brez i ri i jashtëzakonshëm politikanësh që nuk kanë frikë të ecin përpara. Besoj që PD, megjithë vështirësitë, është në këmbë dhe do të jetë më e fortë. Luftën ne e kemi me Edi Ramën. Atë kemi kemi kundërshtarin tonë, nuk kemi askënd brenda PD”. – u shpreh Jorida Tabaku. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.