Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SPAK tregon akuzën për pedagogun, kush ëashtë arrestuar bashkë me të

02/12/2021
SPAK tregon akuzën për pedagogun, kush ëashtë arrestuar bashkë me të
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pedagogu i Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit, Qetsor Gurra është vënë sot në masën e sigurisë ‘Arrest me burg’. SPAK ka pranuar një shumë prej 4 mijë eurosh për të ndërhyrë të punonjësit shtetërorë për të favorizuar Dretin Leli për të fituar gradën ‘nënkomisar’. SPAK bën me dije se dhe ky shtetas është arrestuar dhe është nën masën ‘arrest me burg’ .

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 277 datë 22.10.2021 për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 245/1/2 dhe neni 186/1 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Dretin Lelaj, si dhe “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Q. G.

Pasi janë kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 277/2021, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Tiranë, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

Shtetasi D. L. ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të proçedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit, ndërsa shtetasi Q. G. dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin D. L. në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambjentet e Akademisë së Sigurisë.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin Nr. 1159, akti datë 29.11.2021, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasit: D. L. dhe Q. G.

Ekzekutimi i masave të sigurimit nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Tiranë, u bë i mundur sot më datë 02.12.2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

17/04/2026
Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

17/04/2026
Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!

Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së

17/04/2026
DEKLARATA/ Spiropali në një mendje me Ramën për cilësinë e dobët të diplomacisë

Elisa Spiropali zgjedh të mos heshtë: Po më kërkojnë të mos bëj zë! Janë qenër që s’më kafshojnë

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

Kryetari i bashkisë i infektuar me SIDA, panik në qytet nga frika se është përhapur

17/04/2026
Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

Berisha thirrje për protestë: Sot në 19:00, kryengritja paqësore më e fuqishme

17/04/2026
Berisha: Nuk ka parlament pa dorëzuar kriminelët! Silleni Palloshin këtu!

Gjykata Administrative rrëzon masat disiplinore ndaj deputetëve të PD-së

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.