Martaneshi
Vihet në pranga Administratori i një fabrike kromi për “Ndotje të ujërave”, në Martanesh të Bulqizës.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndotja e ujërave” shtetasin B. L., 60 vjeç, banues në Burrel, pasi gjatë përpunimit të kromit në firmën që ai administron zonën e re në Batër, Martanesh, është konstatuar se derdhjen e ujërave të ndotura dhe inerteve të mbetura nga procesi i përpunimit të kromit i hidhte në përroin e Batrës në Martanesh, duke shkaktuar ndotjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/