Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Variantet e reja të Covid19, alarmon Manastirliu: Vaksina e vetmja armë për t’u mbrojtur nga virusi, mos neglizhoni dozën e tretë

27/11/2021
Variantet e reja të Covid19, alarmon Manastirliu: Vaksina e vetmja armë për t’u mbrojtur nga virusi, mos neglizhoni dozën e tretë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Vorë, 27 Nëntor – “Vaksinimi me dozën e tretë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ata të cilët e kanë bërë vaksinën përpara 6 muajve. Ndaj ftoj të gjithë qytetarët edhe njëherë të mos e neglizhojnë bërjen e dozës së tretë, ashtu sikurse ne duhet të ecim me dozat e para të vaksinave, në mënyrë që të arrijmë mbulesë vaksinale sa më të gjerë”. Nga qendra shëndetësore e Vorës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apeloi qytetarët të vaksinohen sa më parë kundër Covid-19, në një kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rritur alertin për variantet e reja të COVID-19.

Duke folur për rëndësinë e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë tha se faktet tregojnë se të shtruarit që aktualisht janë në spital, janë kryesisht të pavaksinuar.
“Vaksinimi është e vetmja armë që ne kemi për të kufizuar përhapjen e pandemisë dhe sigurisht për të shmangur format e rënda të sëmundjes apo fatalitetet. Ashtu sikurse po shihen edhe nga të dhënat që ne kemi nga spitali Infektiv, mbi 94% të rasteve të shtrimeve me komplikacione janë ata të cilët nuk janë vaksinuar. Është një infektim i rasteve të pavaksinuara, pra i pavaksinuarve quhet epidemia e të pavaksinuarve në fakt sepse është aty ku po shohim një përhapje të gjiërë të virusit. Dhe për këtë arsye nevojitet një sensibilizim i shpejtë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu apeloi edhe për vaksinimin kundër gripit, për të përballuar sa më mirë sezonin e dimrit.
“Përsa i përket vaksinave të gripit ne kemi ecur me ritme të mira. Janë më shumë se 140 mijë vaksina gripi të kryera deri më tani në të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat ku kryhet ky vaksinim kundër gripit sezonal. Ajo çfarë na pret përpara është sezoni i dimrit. Ndaj duhet të sigurojmë që të gjithë ata qytetarë që janë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe që janë grupmosha +60 vjeç të mundet të vaksinohen menjëherë me vaksinën e gripit, sikundër vaksina kundër Covid-19 është një detyrë e personelit shëndetësor për të vazhduar dhe për t’u marrë me shumë seriozitet me çdo familje”, tha Manastirliu.
Në të gjithë vendin vijon vaksinimi kundër Covid-19 në qendrat shëndetësore do ditë të javës, për çdo qytetar mbi 16 vjeç si dhe për fëmijët 12-15 vjeç, sipas rekomandimit të mjekut. Deri tani janë kryer 2,088,394, teksa janë mbi 60 mijë qytetarë që e kanë kryer edhe dozën e tretë të vaksinës. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

VIDEO/ Asnjë shteg për zjarrfikëset në Tiranë. Vetëm leje ndërtimi për pallate bosh

14/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT & SKEMA/ Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen mbi 73 mln lekë, goditet skema e dyshuar e mashtrimit me TVSH në 6 kompani

15/04/2026
Qeveria rrëmben zyrat e news24 e Balkanweb, fik sinjalin e televizionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal për drogë, armë dhe pastrim parash, 11 masa sigurie

15/04/2026
Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

Zjarri në pallatin në Tiranë, ekspertët zbardhin shkaqet dhe kërkojnë hetim të thelluar

15/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.