Ngjarja e rëndë e mbytjes së 4-vjeçares sot në Durrës, merr përmasa edhe më të mëdha, kur mësohet se ajo ka qenë e shoqëruar me kushërirën e saj 18-vjeçare, e cila rezulton e zhdukur.
Sipas burimeve zyrtare të drejtorisë së Policisë vendore të Durrësit, mësohet se, sot rreth orës 19:10 shtetasi M. H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për tu larë.
Ai kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit nga Elbasani, bashkë me familjarët e tij.
Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E. B., 4 vjeçe, e cila ishte mbytur.
Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetases I. H., 18 vjeçe.
Të njëjta burime saktësojnë se kërkimet nga Shkëmbi i Kavajës, në drejtim të Golemit. Në kërkime janë përfshirë efektivët Policisë së Durrësit dhe të Postës së Policisë së Plazhit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/