Mbi një mijë shtegtarë nga SHBA në Vatikan për Shenjtërimin e Nënë...

Mbi një mijë shtegtarë nga SHBA në Vatikan për Shenjtërimin e Nënë Terezës

139
0
Shares

Nga Vatikani, Beqir Sina

Në Vatikan është përgatitur gjithçka është për Meshën e Shenjtërimit, ajo që do të kremtohet të dielën, në Sheshin e Shën Pjetrit, kryesuar nga Papa Françesku, kulm i Vitit të Shenjtë të Mëshirës, me praninë e qindra autoriteteve të të gjitha natyrave e, sidomos, të mijëra njerëzve të thjeshtë. Por këtë herë në krye të vendit nuk do të jenë të mëdhenjtë e botës: është kremtim, që vë në vendin e nderit, ata që deshi e të cilëve u shërbeu Nënë Tereza: të varfërit e saj, pranë saj, sa ishte në jetë, e të lartuar me Të, tani që shpallet Shenjtore! I jashtëzakonshëm edhe për këtë, ky kremtim, në të cilin sundojnë të varfrit e Nënë Terezës!
Janë për udhë ose kanë arritur tashmë në Romë, një mori delegacionesh të rangut më të lartë, ardhur sidomos nga vendet që lidhen ngushtë me figurën madhore të Nënë Terezës. Delegacionet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, India e, doemos, nga viset ku vijojnë misionin bamirës motrat e dashurisë së krishterë. Pa llogaritur këtu, delegacionet kishtare dhe dyndjen e shtegtarëve të thjeshtë, e jo vetëm të krishterë… Natyrisht, edhe shumë e shumë shqiptarë, nga trojet e tyre e nga mbarë bota, ku janë shprishur.
Nga Shqipëria, Kosova, e nga mbarë viset e Shqiptare,si dhe nga diaspora, janë nisur dhe jane duke u mbledhur një mori shtegtarësh, shqiptarë, që do të marrin pjesë në Meshën e së dielës, kryesuar nga Papa, në Sheshin e Shën Pjetrit.
Nga Amerika, e largët kanë udhëtuar më shumë se 1000 shtegtarë, për të kremtuar në Vatikan.
Meshtari i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës në Harstdale Nju Jork, Dom Pjetër Popaj, me rreth 200 besimtarë, Dom Nou nga Kisha Zoja Pajtore në Detroit, me më shumë se 300 besimtarë, një grup tjetër udhëhiqet nga ish-kongresmeni Xhozef DioGuardi – presidenti i LQSHA, besimtarë të tjerë të krishterë shqiptarë nga Amerika, në mënyrë familjare kanë ardhur në Selinë e Shenjtë për Nënë Tereza, dhe po e jetojnë me emocione të thellë këtë ngjarje të madhe, e cila do të mbledhë më se 1 milion shtegtarë, nga i gjithë planeti.
Në përkim me thjeshtësinë e Nënës së të varfërve, ndjekja e Meshës së shenjtërimit, do te ndiqet edhe përmes dy televizioneve me kryesore dhe më të mëdhatë shqiptare në SHBA, ai ALBTVUSA nga Michigani me Gani Vilen dhe Albanian Culture me Adem Belliun nga Neë Yorku, me gazetën Bota sot dhe gazetën shqiptaro-amerikane Illyria nga Newë Yorku, dhe Dielli.
Gjithashtu në Vatikan kanë mbërritur edhe Kongresmeni Eliot Engel me mikun e tij veprimtarin e njohur Harry Bajraktari , Elmi Berisha dhe Zabit Bytyqi.
Ndërsa Kisha katolike e Kosovës, e cila ka ardhur me më shumë besimtare, me prijësit e kësaj Kishe,  organizon, një sërë aktivitetesh gjatë këtyre ditëve.
Shumë bashkatdhetarë të tjerë, nga Zvicra. Ag;ia, Gjermania, Italia, Franca, vendet Skandinave, Australia dhe Argjentina, Arbëreshët e Italisë, janë mbledhur dhe po presin për veprimtaritë e këtij rasti në Vatikan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY