Ish-kryeministri Sali Berisha pjesëmarrës në koncertin për nder të Nënë Terezës, deklaroi se shenjtërimi i saj përbën kurorën me diamante të kontributit të kombit shqiptar.
Berisha thotë për Ora News se ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm që i bëhet shqiptares më të famshme të kohës së vet.
Berisha: Një eveniment i jashtëzakonshëm. Është kurora! Shenjtërimi i Nënë Terezës shënon kurorën me diamante të kontributit të kombit shqiptar që nga kohërat më të para të krishterimit gjer në ditët e sotme.
Kjo është një vlerësim i jashtëzakonshëm që i bëhet me meritën më të plotë shqiptares që u bë me dashurinë e pakufishme të njeriut, besimin pakufishëm tek Zoti dhe Krishti, gruaja më e famshme e kësaj toke në kohën e vet. Unë kam shumë mbresa nga takimet dhe pritjet që kam pasur. /Ora News/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/