Gjendet edhe 18-vjeçarja, u mbyt dje në det me kushërirën 4-vjeçare

Gjendet edhe 18-vjeçarja, u mbyt dje në det me kushërirën 4-vjeçare

90
0
Shares

Vogëlushja 4-vjeçare e cila u mbyt dje

Gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçares I. H., e cila u raportua e zhdukur ditën e djeshme, në plazhin e Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
Sipas informacioneve, vajza u gjet e mbytur rreth orës 00:00 të mbrëmjes, në të njëjtin vend ku u gjet e pajetë edhe kushërira e saj e vogël.
Sipas policisë 18-vjeçarja ishte futur për t’u larë në det së bashku me kushërirën e saj E. B., 4 vjeç.
Ka qenë 56-vjeçari M. H., i cili rreth orës 19:10 të ditës së djeshme ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, se nuk po gjente mbesat e tij.
Policia gjeti të mbytur fillimisht vajzën e mitur, më pas vijuan kërkimet për gjetjen e 18-vjeçares, e cila u gjet e pajetë pas disa orësh kërkimesh.
Në operacionin që u zhvillua përgjatë vijës bregdetare nga toka e deti, në zonën e Golemit, u  angazhuan efektivët e Policisë së Durrësit, Stacioni i Policisë Plazh dhe Policia Kufitare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY