Një biznes është grabitur gjatë natës në zonën e Kombinatit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës”. Mësohet se autorët kanë thyer dritaren dhe kanë hyrë brenda ku kanë marrë 700 mijë lekë (të reja).
Kjo është grabitja e dytë në dy ditët e fundit.
Një natë më parë, një person, i armatosur, nën kërcënimin e armës, rrëmbeu 400 mijë lekë (të vjetra) në një pikë karburanti te rruga “Myslym Shyri”, jo më larg se 100 metër nga drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës.




