Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka përshëndetur shenjtërimin e nënë Terezës sot.
Sipas tij, Nënë Tereza është frymëzimi ynë dhe i mbarë qytetërimit.
“Në Shën Pjetër, sot një ditë e madhe për kombin shqiptar! Nënë Tereza, gjak prej gjakut tonë do të jetë sot shenjtorja më e re e Kishës Katolike, frymëzimi ynë dhe i mbarë qytetërimit për t’ju përkushtuar ndihmës dhe shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve, të sëmurëve”, shprehet Basha nëpërmjet një deklarate.





