Gjërat e jashtëzakonshme që ka bërë Nënë Tereza!

Gjërat e jashtëzakonshme që ka bërë Nënë Tereza!

113
0
Shares

Ç’gjë të jashtëzakonshme ka bërë Nënë Tereza?
Shën Nënë Tereza ka vepruar shumë e na ka mësuar se cila është mënyra më e mirë për të treguar e dëshmuar dashurinë e Zotit duke i ndihmuar të tjerët, një nga një, këtu e tani. Ajo nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje të magjike të problemeve e të padrejtësive të botës, mirëpo ka dëshmuar se çka mund të bëjmë për t’ia ndryshuar pozitivisht jetën një personi, një nga një, këtu e tani pa humbur kohë, pa asnjë arsyetim apo përjashtim.
Njihet nga të gjithë përgjigja e saj: “Ajo që bëjmë ne, është një pikë ujë e hedhur në oqean, por në se nuk do ta bënim, oqeani do të kishte një pikë ujë më pak”.  E në një rast tjetër pati thënë: “Po unë s’kam bërë asgjë të jashtëzakonshme; vetëm kam ndjekur këshillin e nënës sime që më thoshte: “Shtrëngoja fort dorën Zotit e mos ia lësho më kurrë”.

Dashuria e pakufishme për të varfrit
Dashuria e pakufishme për të varfrit e tokës, në fytyrat e të cilëve shikonte Jezusin e munduar, e ngriti Nënë Terezën në lartësi të papërfytyrueshme në rrugët e hirit e në kujtesën universale të historisë.

Dashuria e jashtëzakonshme për Zojën e Bekuar
E jashtëzakonshme ishte në zemrën e Nënë Terezës dashuria për Zonjën e Bekuar dhe devocioni për Rruzaren Shenjte. Në çdo çast të lirë, posaçërisht gjatë udhëtimeve, shpejtonte të thoshte Rruzaren. E pëshpëriste aq ëmbëlsisht lutjen “Të falem Marí” – sa një ditë, një nga ipeshkvijtë meksikanë që po e dëgjonte, nuk mundi të mos vërente: “Kur e shoh Nënë Terezën duke thënë Rruzaren, më duket si një vajzë e vogël që shtrëngon fort dorën e së ëmës”.
Duke ndjekur shembullin e saj, Misionaret e Bamirësisë filluan ta matnin largësinë e vendeve ku shkonin me numrin e Rruzareve që thoshin duke ecur ose duke shtegtuar me mjete publike.
Ditën e 13-të të çdo muaji Misionaret e Nënë Terezës shkojnë te Shpella e Zonjës së Bekuar, që nuk mungon kurrë brenda shtëpive të tyre, për të thënë Rruzaren.
Shumë herë janë fotografuar e pikturuar duart e Nënë Terezës, me Rruzaren gërshetuar ndërmjet gishtave aq, sa të duket se duart e Rruzarja janë bërë një gjë e vetme.

Apostulle e gëzimit
Nënë Tereza përsëriste shpesh: “Shenjtëri do të thotë të bësh vullnetin e Zotit me buzë në gaz”. Si rregull jete kishte zgjedhur këtë: “Zotit i përgjigjemi gjithnjë me një “po “, që buron nga gjithë vetvetja; të tjerëve, me një buzagaz, që del nga thellësia e zemrës. U shkruante misionareve të veta: “Kur buzëqeshni, bijat e mia të dashura, mund të dëgjoj muzikën e zemrave tuaja”. E i kishte rrëfyer kryeipeshkvit të Kalkutës, Imzot Ferdinand Përier se dëshironte të ishte apostulle e gëzimit!”.
Drita, të cilën Nënë Tereza e përçonte në zemrat e të gjithë atyre që takonte, po bëhet kohët e fundit objekt improvizimesh gazetareske e televizive nga ana e disa komunikatorëve të cilët, me ngutin dhe lehtësinë për të përhapur lajme pa kurrfarë baze, besojnë se janë në gjendje të zbresin deri në thellësi të shpirtit të saj. Kuptohet: secili bën aq sa mundet.
Por druhemi se mesazhi i saj tjetërsohet nga ndërhyrjet e atyre që janë mësuar të flasin pa menduar shumë mbi argumente shpirtërore, të cilat duhen trajtuar me delikatesë, a ma mirë të themi me respekt, fjalë të cilën këta njerëz e kanë çuar para kohe në muzé. Shumë nga ndjekëset e Nënë Terezës janë prekur nga një qëndrim i tillë. Një prej tyre, e shqetësuar thellë, tha, jo pa zemrat: “Ja, duan ta shembin edhe mitin e Nënë Terezës!”. /RadioVatikani/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY