Arbri Braho, djali i deputetit socialist Spartak Braho, është shkarkuar si nënkryetar i Bashkisë së Durrësit fill pas publikimit të disa bisesave ku ai akuzon si hajdut Vangjush Dakon.
Ai është shkarkuar me datë 9 nëntor nga kryebashkiakja Emiriana Sako, ndërsa vendimi është bërë publik ditën e sotme.
Nga një bisedë e publikuar në Whatsapp, Braho i drejtohet Dakos si “xhuxhi 339”.
“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutë të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tende dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thua ti, jo se isha pjesë e ju hajdutëve, me vinte zor mua që vidhnit ju”, – shkruhej në postimin e Brahos.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/