Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Arrestimet në Durrës, kush janë 5 personat e arrestuar. Sekuestrohen prona, mes tyre dhe një hidrocentral

09/11/2021
Zbardhen EMRAT, kush janë punonjësit e ndaluar nga SPAK në ISHSH dhe Institutin e Higjenës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe me Drejtorinë per Krimin Ekonomik ne Policinë e Shtetit, Seksionet Tiranë, Durrës dhe Vlorë, në kuadër të Procedimit Penal Nr.227 të vitit 2020, pas një hetimi proaktiv disa mujore, më datë 09.11.2021, finalizoi me sukses Operacionin e koduar “SKEMA“.

Në kuadër të hetimeve proaktive hetuesit financiar nën drejtimin e prokurorisë Durrës siguruan dhe ekzekuatuan vendimin nr. 921 datë 07.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për masën e sigurisë arrest me burg per 7 shtetas dhe detyrim paraqitje per 3 shtetas të tjerë, si dhe masën e sigurimit pasurore, sekuestro preventive për disa prona, të lidhura me subjektet, “TGV&T-2014” sh.p.k, me nipt L48115301U, “Xhevi Inert”, me nipt L61504503Q, “VLORA INVEST”, me nipt K87102202E, SG LOGISTIC” me nipt L31525501K, si dhe “R. B. – GENERAL SERVIS”, me nipt L61327018E, vlera e të cilave paraprakisht kalon 2miljon euro.

Në kuadër të ketij operacioni, deri aktualisht është bërë e mundur arrestimi i 5 shtetasve:
1.Enis Xhaferi, dtl 17.12.1983,lindur e banues në Vlorë.
2.Regan Merdani dtl 17.03.1991, Lindur në Durrës dhe banues në Tiranë.
3.Roland Avdo dtl 13.101982, lindur dhe banues në Tiranë.
4.Ali Agolli dtl 07.02.1076, lindur ne Dibër dhe banues në Tiranë.
5.Benn Caka dtl 30.01.1973, lindur në Berat dhe banues në Tiranë,si dhe janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

Në kontrollin e banesës se njërit u sekuestrua edhe “një kasë fiskale” e cila dyshohet se është përdorur për prodhimin e faturave fiktive.

Nga hetimet financiare të kryera gjatë hetimit proktiv penal është bërë e mundur indetifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të mëposhtëmve:
• Një shoqëri e quajtur “ Alfa Nikel”, në vlerën 1,200,000 Euro, në emer të shetatsit A.A,
• Një hidrocentral me një siperfaqe 700 m² truall, ne Dhërmi, Vlorë, në emer të shtetasit A.Xh,
• Një apartament me sipërfaqe 215 m², ne Vlorë, në emër të shtetasit E.Xh.
Të lartpërmendurit në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë krijuar shoqëri fiktive me qëllim mos pagimin e detyrimeve tatimore, ndërkohe që kryenin punime në fushën e ndërtimit dhe fusha të tjera, të pa deklaruara në organet tatimore, produkte të cilat janë blerë pa dokumente tatimore, si dhe punimet janë kryer nga punonjës të pa regjistruar dhe pa deklaruar në organin tatimor.
Nga aktiviteti kriminal i skemave mashtruese me TV SH-në, shtetasit e sipërpërmendur, nëpërmjet subjekeve fiktive, kanë mundur të përfitojnë nga mos pagimi i detyrimeve tatimore shuma të mëdha duke shkaktuar një dëm ekonomik e cila përllogaritet në vlerën rreth 6 milion Euro.
Shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njëri tjetrin nëpërmjet subjekteve private fiktive me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë konsumuar elementë të veprës penale “Krijimi i Skemave Mashtruese lidhur me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” ,e kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 144/a-25 i K.Penal.

Veprimet hetimore po vazhdojnë për identifikim dhe sekuestrimin e pasurive të tjera, të përfituara nga ky aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Pse pranoi Rama?

15/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë

Lefter Koka nuk gjendet në shtëpi, ka ikur jashtë vendit

15/05/2026
Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

Berisha publikon investigimin e ekspertit të njohur: Diella është një avatar bosh

15/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Letra e Ilda Zhulalit për votuesit GRI: Voto sikur jeta jote varet nga kjo – sepse në fakt varet plotësisht

ILDA ZHULALI/ Pse pranoi Rama?

15/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

Ilir Meta nxjerr dokumentin, vë në dyshim akuzat për lobim të paligjshëm

15/05/2026
KONFLIKTI/ Lefter Koka shigjeton sërish qeverinë, ironizon punët fasadë

Lefter Koka nuk gjendet në shtëpi, ka ikur jashtë vendit

15/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.