Pajtim Rrushi, vëllait i Fredi Rrushit, autorit të dyshuar të dyshuar të vrasjes së biznesmenit, Ruzhdi Hoxha, ka fshehur makinën e të vëllait që mund të shërbente si provë.
Megjithatë para oficerëve të policisë, 42-vjeçari ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen. Po ashtu, ai ka mohuar që të kishte lidhje me zhdukjen e makinës edhe pse është vënë përballë pamjeve filmike.
Nga kqyrja e tabulateve telefonike rezulton se pasditen e 20 Tetorit, Fredi Rrushi e telefonoi mikun e tij Ruzhdi Hoxha 4 herë, por ky i fundit nuk iu përgjigj.
Në këto kushte Fredi Rrushi telefonoi një prej personave që ndodhej në tavolinë me Hoxhën dhe kontaktoi me të.
Në orën 23:00 dyshohet se Rrushi e mori në makinë viktimën, në të cilën ishin edhe dy persona të tjerë, të cilët zbritën nga makina, ndërsa autori dhe viktima vazhduan rrugën drejt Dajtit, aty ku ai dhunoi, qëlloi dhe hodhi në greminë mikun e tij. Pas krimit të rëndë, autori i dyshuar zbriti nga Qafa e Mollës në orën 3:00 të mëngjesit dhe rrugës hodhi edhe telefonin e viktimës, pranë zonës së Shkollës së Bashkuar.
Celulari i viktimës u gjet nga një taksist, i cili e shiti në një pikë të tregtimit e celularëve në afërsi të Postës Shqiptare. Pronari i servisit të celulareve e ka ndezur tel dhe pikërisht në këtë moment telefoni është ndjekur nga organi i akuzës, duke shkuar fillimisht tek vendi ku gjendej telefoni e më pas tek taksisti që e gjeti atë dhe më pas e shiti atë për 10 mijë lekë. Sipas burimeve, gjithçka përkon me pamjet filmike dhe qelizat e celularëve të autorit dhe viktimës. Vëllezërit Rrushi dalin të martën para gjykatës. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/