Viktor Tushaj është prezantuar sot si drejtues i AgjencisëKombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN),pas dorëheqjes së Dael Dervishit.
LSI ka vënë në krye të AKBN ish kryetarin e bashkisë së Lezhës, i cili do të zëvendësojë Dervishin qe dha dorëheqjen të premten e kaluar.
Tushaj, i LSI-së, mbajti postin e kryebashkiakut të Lezhës për dy mandate dhe në 2015 humbi përballë kandidatit të PD-së Fran Frrokaj i cili aktualisht ka drejtimin e këtij qyteti.
Dorëheqja e Dervishit iu dorëzua ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri dhe ishte e parevokueshme. Në shkresën e dorëheqjes ishte saktësuar se shkaku i saj ishte largimi i tij drejt SHBA-së për një projekt kërkimi shkencor.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/